“Plaku dhe Deti”, romani me të cilin Heminguej fitoi çmimin “Pulitzer”

“Plaku dhe Deti”, romani me të cilin Heminguej fitoi çmimin “Pulitzer”

Nga Leonard Veizi Më 4 maj të vitit 1953, Ernest Heminguej fiton Çmimin Pulitzer për romanin “Plaku dhe Deti”. Shkrimtari amerikan Ernest Hemingway përfundon librin “Plaku dhe Deti” dhe e cilëson atë si romanin më të mirë që ka shkruar ndonjëherë. Ernest Hemingueji mbetet shkrimtari tipik i atij rrethi që u cilësua si “Lost Generation” i cili është një nocion me të cilin kuptohen grupi i shkrimtarëve amerikanë të viteve 1920. Por ky term i shkruar nga vetë Hemingueji, u përdor gjithashtu për t’iu referuar në përgjithësi gjeneratës së pas Luftës së Parë Botërore. Ai është cilësuar dhe si një prej mjeshtërve më të mëdhenj të prozës bashkëkohore. Për t’u futur në botën e tij të gjerë, universale e me aq shumë detaje jetësore, m’u...