Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Prekëse: Baba nuk erdhi kurrë… u rrita kokëulur!
Elona Caslli Nga Elona Caslli Këto rrudha nuk janë asgjë. Edhe flokët e thinjur nuk janë asgjë. Stomaku që zgjerohet nga ushqimi i vjetër dhe kyçet me vraja që më janë enjtur nuk janë asgjë. Truri im i errësuar nuk është asgjë. Unë jam ende ai djali që dëgjonte zërin e mamës në atë kamp internimi, ku roja më rrihte pa mëshirë dhe unë ndieja currilin e gjakut në shpinë dhe me kokën e ulur i thoja rojes- Do t’i them babës sa të vijë. Baba do të vijë një ditë dhe unë do t’i them se më ke rrahur. Baba do të vijë një ditë dhe unë do t’i rrëfej gjithçka dhe baba ka me ta tregu qejfin ty. Baba nuk erdhi kurrë. Baba...