Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut: Na dërgoi në shtëpi…

Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut: Na dërgoi në shtëpi…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje e porsalindur humbi jetën pak ditë pas lindjes. Prindërit e foshnjës kanë kallëzuar në polici mjekun Kastriot Dallaku, i cili ishte në detyrë gjatë ditës kritike për shtatzëninë, duke ngritur akuza për neglizhencë që solli si pasojë dhe humbjen e jetës së foshnjës. Sipas kallëzimit babai i foshnjës dhe bashkëshortja kishin ndjekur të gjitha kontrollet rutinë për shtatzëninë deri të enjten e kaluar. Të premten, gruaja kishte ndjerë se foshnja nuk po lëvizte si zakonisht dhe pas telefonatës me mjekun që kishte ndjekur shtatzëninë, iu rekomandua të paraqiteshin në spital për kontroll.Në turn ishte mjeku Kastriot Dallaku, ndaj të cilit tashmë rëndon...