Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Prindërit akuzë mjekut: Bëri një grafi dhe na këshilloi të shkojmë në shtëpi

Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Prindërit akuzë mjekut: Bëri një grafi dhe na këshilloi të shkojmë në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje e porsalindur humbi jetën pak ditë pas lindjes, duke ngritur dyshime për neglizhencë mjekësore. Prindërit e foshnjes kanë kallëzuar në polici mjekun Kastriot Dallaku, i cili ishte në detyrë gjatë ditës kritike për shtatzëninë. Sipas kallëzimit të bërë dy ditë më parë në Komisariatin Nr. 1 nga një 34-vjeçar, babai i foshnjes, ai dhe bashkëshortja kishin ndjekur të gjitha kontrollet rutinë për shtatzëninë deri të enjten e kaluar. Të premten, gruaja kishte ndjerë se foshnja nuk po lëvizte si zakonisht dhe pas telefonatës me mjekun që kishte ndjekur shtatzëninë, iu rekomandua të paraqiteshin në spital për kontroll. Në turn ishte mjeku Kastriot Dallaku, ndaj të cilit tashmë rëndon kallëzimi për neglizhencë. Sipas...