17 vjet nga tragjedia e fundosjes së anijes ‘Ilinden’ në liqenin e Ohrit
Sot shënohen 17 vjet nga tragjedia në Liqenin e Ohrit, ku 15 turistë bullgarë humbën jetën pasi u fundos anija ‘Ilinden’. Aksidenti ndodhi më 5 shtator 2009, rreth orës 10:30, kur anija ‘Ilinden’, me 57 pasagjerë, që lundronte në itinerarin Ohër – Manastiri ‘Shën Naum’, u përmbys dhe u fundos rreth 250 metra larg bregut, pranë autokampit ‘Eleshec’. Viktimat ishin banorë të komunave Anton, Pirdop, Zlatica, Mirkovo dhe Ribarica në Bullgari. Anija u nxor nga liqeni më 19 shtator 2009 dhe u tërhoq drejt kanalit Studençishta, ku ndodhet edhe sot, si një dëshmitar i heshtur i tragjedisë.
Burimi:
syri.net