Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Goditi me gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij dhe i shkaktoi dëmtime, arrestohet 49-vjeçari
Dhuna në familje vijon të mbetet problem në shoqërinë shqiptare. Pavarësisht masave dhe ndërgjegjësimit, shumë burra vazhdojnë të dhunojnë partneret apo bashkëshortet e tyre. E tillë ishte edhe ngjarja e fundit në Livadhja të Vlorës, ku një 49-vjeçar ka goditur me gotë qelqi bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime. Policia ka arrestuar dhunuesin e dyshuar. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja arrestuan shtetasin P. K., 49 vjeç, banues në fshatin Livadhja, Finiq, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime”, njoftoi policia.