Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sherri Lapaj-Shabani, Qori: Po ”hanë” njëri-tjetrin për një mandat, ata nuk kanë ideal
Sherrin Lapaj-Shabani për një mandat, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori e sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po zihen për një mandat deputeti. Për të ata nuk kanë asnjë ideal. ”Këto janë parti shampanjë, kërcasin njëherë dhe zhbëhen. Po i jepet shumë vëmendje kësaj. Unë e shoh që janë parti që përfaqësuesit e tyre s’kanë asnjë ide dhe asnjë ideal. Mua ata më akuzonin si egoist, kur unë sot s’jam deputet, unë si dal fjalës që them, Redi Muçi do të jetë deputet. Dihej se do të vinim në këtë situatë ku për një vend deputeti po hanë njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për një koalicion që ka marrë vetëm një deputet. Pra nëse s’do të bëshin bashkë...