Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Tenori nga Kosova, Granit Musliu, përfaqëson Kosovën në “Operalia 2025”
Tenori i njohur nga Kosova, Granit Musliu, është përzgjedhur të marrë pjesë në garën prestigjioze operistike “Operalia” 2025, një ndër ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare në botën e operës, e themeluar nga legjenda e muzikës, Plácido Domingo.Lajmi është konfirmuar nga vetë Musliu në një intervistë për Radio Kosova 2, ku ndau emocionet e tij për këtë arritje të madhe në karrierën artistike. “Gjithmonë kam ëndërruar të jem pjesë e kësaj gare, sepse të këndosh nën përcjelljen e Plácido Domingo është një nder i madh. Është një ëndërr që po bëhet realitet – dhe një privilegj i jashtëzakonshëm që të kem mundësinë të përfaqësoj Kosovën”, u shpreh ai.Musliu është përzgjedhur mes mbi 500 tenorëve nga e gjithë bota, duke shënuar një sukses të madh personal dhe...