Pas lajmit për park fotovoltaik në Belsh, BE njofton edhe paketën 87.7 mln Euro për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera

Pas lajmit për park fotovoltaik në Belsh, BE njofton edhe paketën 87.7 mln Euro për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera

Bashkimi Europian, përmes Bordit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ka miratuar një paketë investimesh për 3 shtete të rajonit tonë. Sipas njoftimit zyrtar paketa prej 87.7 milionë Eurosh është miratuar për Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Ky fond do të përdoret për të investuar në forcimin e rrjeteve të energjisë, përmirësimin e hidrocentraleve ekzistuese si dhe do të ofrojë zgjidhje diellore për ngrohje. “Pas lajmit të mirë nga Belshi, vjen edhe një tjetër zhvillim pozitiv për rajonin tonë! Një paketë prej 87.7 milionë eurosh për investime në energjinë e pastër në 🇦🇱, 🇲🇪 dhe 🇷🇸 u miratua nga Bordi Operacional i @thewbif. Në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, këto investime do të ndihmojnë për të:  Forcuar rrjetet e energjisë, ...