Piro Zoga mori 900 MLN lekë tendera me falsifikime, SPAK e çon në gjyq bashkë me 27 pedagogët e UBT që firmosnin

Piro Zoga mori 900 MLN lekë tendera me falsifikime, SPAK e çon në gjyq bashkë me 27 pedagogët e UBT që firmosnin

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka çuar për gjykim 29 të pandehur për shkelje me tenderët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Njoftimi i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të 27 personave, zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy personave, përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k.     Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25...