Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit kanë sjellë reagimin e deputetes demokrate Jorida Tabaku, sipas të cilës, ajo që po ndodh me bashkitë dhe show-n e radhës të maxhorancës është një ndërhyrje e paprecedentë në pushtetin vendor dhe një shkelje flagrante e autonomisë vendore. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku e konsideron shkelje ligjore dhe institucionale faktin që ministrat e qeverisë marrin në intervistë punonjës të bashkive apo ndërhyjnë në strukturat e tyre përmes rekrutimeve të reja dhe pushimeve nga puna. Ajo nënvizon se pushteti lokal është një pushtet i pavarur nga ai qendror, i zgjedhur me votë nga qytetarët dhe i mandatuar për të ushtruar funksione të caktuara në përputhje me ligjin dhe interesin publik. “Bashkitë nuk mund të trajtohen...