Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SPAK i komunikon nesër akuzën Veliajt, reagojnë avokatët e kryebashkiakut: Tani ka mundësinë të sfidojë provat e prokurorisë
Ekipi ligjor i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas informacioneve se nesër i komunikohen akuzat nga SPAK. Njoftimi i akuzës, sipas avokatëve, do t’i japë për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij, dhe të analizojë provat e prokurorisë. “Siç jemi njohur nga mediat e “SPAK”, që nesër pritet njoftimi i akuzës dhe përfundimi i hetimit nga SPAK, 163 ditë pas arrestimit të z. Veliaj, i jep për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij, të analizojë provat e prokurorisë, të paraqesë prova dhe argumente ligjore në mbrojtje të tij”, theksohet në reagim. Reagim i ekipit ligjor të Veliajt: “Jemi thellësisht të shqetësuar...