Shfaqet një tjetër vatër zjarri në Bulqizë, flakët e favorizuara nga erërat e forta rrezikojnë banesat e fshatit Softaçan

Shfaqet një tjetër vatër zjarri në Bulqizë, flakët e favorizuara nga erërat e forta rrezikojnë banesat e fshatit Softaçan

Është shfaqur një tjetër vatër zjarri në Bulqizë. Korrespodenti i Top Channel, Dëfrim Karaj raporton se vatra e zjarrit ka nisur në malin e fshatit Softaçan të njësisë administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, i cili sa vjen dhe afrohet më shumë me fshatin. Flakët favorizohen nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. Top Channel