I dënuar për trafik droge, GJKKO ul dënimin për Pashk Sylën me 4 vjet e 8 muaj

I dënuar për trafik droge, GJKKO ul dënimin për Pashk Sylën me 4 vjet e 8 muaj

Apeli i GJKKO ka vendosur uljen e dënimit për Pashk Sylën, i kapur në trafik droge nga Shqipëria në Greqi. Dënimi fillestar ishte 7 vite burg. Pashk Syla kërkoi ndryshim të vendimit që e dënonte me burg. Gjykata e Apelit nuk e rrëzoi vendimin, por ia uli dënimin me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burg. Njoftimi i plotë: Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarëtIgerta Hysi(kryesuese),Florjan Kalaja(anëtar) dheTereza Merkaj(anëtare), më datë22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41akti, datë 08.05.2025 regjistrimi,mbi ankimin e paraqitur ngai pandehuri P.S., ndaj vendimit nr.11, datë 03.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe...