Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Futbolli bashkon fëmijët e Preshevës dhe diasporës, FSHF mbështet financiarisht dhe me bazë materiale
22 Korrik 2025 15:39 Alfred Lleshi Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një turne të veçantë futbolli për 300 fëmijë në Luginën e Preshevës, që do të zhvillohet nga data 24 deri më 28 korrik. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë fëmijë shqiptarë nga Lugina dhe diaspora, të moshës 7 deri në 13 vjeç. FSHF do të dhurojë falas 300 uniforma loje dhe geta për të gjithë fëmijët pjesëmarrës, si dhe 20 topa e pajisje stërvitore për zhvillimin e ndeshjeve. Në përfundim të turneut, të gjithë fëmijët do të nderohen me medalje pjesëmarrjeje, ndërsa ekipet fituese do të shpërblehen me kupa. Mbështetja e FSHF-së shkon përtej ndihmës materiale. Federata ka akorduar edhe një fond të veçantë për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare, për të...