City hedh milionat, por UEFA rendit Bayern si skuadrën nr. 2 në Europë

City hedh milionat, por UEFA rendit Bayern si skuadrën nr. 2 në Europë

22 Korrik 2025 16:01 Telesport Edhe pse Bayern po kalon ditë të vështirë, sidomos në merkato, mbetet ende klub prestigjioz dhe me peshë në arenën ndërkombëtare. Bavarezët aktualisht renditen si skuadra e dytë më e mirë në Europë sipas renditjes së UEFA-s. Në sezonin 2020-2021, Bayern e kryesonte renditjen, por më vonë mori vendin e dytë. Në fillimin e sezonit të kaluar, City e parakaloi, por tani Bayern sërish gjendet i dyti, pas Real Madridit. Në dy vitet e ardhshme, Bayern mund të ruajë vendin e dytë nëse arrin të paktën deri në cerekfinalet e Champions League. Rivali poshtë bavarezëve është Interi, aktualisht i treti.