Avokatët e Veliajt: Nxjerrja e informacionit në media, taktikë joligjore e SPAK

Avokatët e Veliajt: Nxjerrja e informacionit në media, taktikë joligjore e SPAK

Ekipi ligjor i Erion Veliajt ka reaguar ashpër ndaj rrjedhjeve të vazhdueshme të informacionit nga hetimi penal që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, duke e cilësuar këtë një fushatë të orkestruar për ta paragjykuar në publik. Përmes një deklarate publike, avokatët e tij denoncojnë se edhe për takimin e parashikuar për nesër me SPAK-un, mediat janë vënë në dijeni përpara vetë Veliajt, çka sipas tyre përbën një tjetër provë të manipulimit të opinionit publik dhe shkeljes së sekretit hetimor. Ata kërkojnë hetim për rrjedhjet e informacionit dhe theksojnë se Veliaj do të sfidojë çdo akuzë me prova dhe argumente ligjore. Reagimi i ekipit ligjor të Veliajt: Jemi thellësisht të shqetësuar që, praktika e nxjerrjes së informacioneve mbi procedurat e çështjes penale të...