Jep dorëheqjen Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku

Jep dorëheqjen Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku

Saimir Boshnjaku TIRANË- Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Boshnjaku, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni që mbante në Policinë e Shtetit. Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë publike në mënyrë të detajuar. Gjithë çfarë dihet është se në shkresën e dorëheqjes, Saimir Boshnjaku ka listuar si argument për dorëheqjen, arsyet e tij personale, por pa u ndalur në më shumë detaje. Saimir Boshnjaku u emërua Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit në datë 20 Korrik 2022.   Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar se cili do të jetë pasardhësi i tij./ZËRI