Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Raiffeisen Bank” bie pre e sulmit kibernetik! AKSK e bllokon në kohë: Mos klikoni linkun
MESAZHI TIRANË-Klientët e “Rraiffeisen Bank” janë përballur sërish me mesazhe mashtruese me qëllim vjedhjen e të dhënave bankare. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka njoftuar se ka neutralizuar me sukses një sulm të tipit “smishing”, që synonte qytetarët shqiptarë përmes SMS-ve të rreme në emër të Raiffeisen Bank. "Për të shmangur pezullimin e shërbimeve tuaja, ju lutemi përditësoni kartën tuaj para 22 korrikut"-ky ishte SMS që iu dërgua klientëve të bankës, së bashku me linkun ku duhet të klikonin. Faqja e mashtrimit u bllokua në kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e sulmit dhe shmangur dëmet për përdoruesit. NJOFTIMI: Rast i bllokuar me sukses: sulm keqdashës nëpërmjet SMS (smishing). Një përpjekje për mashtrim ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet një SMS-je të rreme, që tentonte të përvetësonte të dhëna...