Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Humbja e thellë në 11 maj, Berisha: Situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime
Shumë demokratë dhe zyrtarë të kësaj force politike kanë kërkuar ndryshim të kupolës drejtuese të PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit, por duket se Sali Berisha nuk është i këtij mendimi. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se për momentin situata në PD është në rregull dhe sipas tij, nuk ka nevojë për ndryshime, ku fillimisht duhet të përqëndrohen te denoncimi i farsës elektorale. “Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim. Sigurisht që pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri dhe botë të farsës elektorale, PD do bëjë një analizë të plotë të të gjitha problemeve në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.” – deklaroi Berisha. I pyetur nëse a do ta zbatojë nenin...