“O egoist”- Lapaj “shpërthen” ndaj Shabanit: More më pak se 3 mijë vota, ja pse s’të takon ty mandati

“O egoist”- Lapaj “shpërthen” ndaj Shabanit: More më pak se 3 mijë vota, ja pse s’të takon ty mandati

Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Nismës Thurje, Endri Shabanit, duke e quajtur atë egoist. Në një konferencë për mediat, Lapaj tha se Shabani mori në total më pak se 3 mijë vota dhe Nisma Thurje në total rreth 10 mijë vota. Kjo sipas tij është arsyeja pse mandati i takon kandidatit apo kandidates më të votuar të lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’. Ai shtoi se marrëveshja me Nismën Thurje nuk është thjesht për një mandat, por për të mbajtur fjalën e dhënë dhe për të përmbushur një angazhim publik me qytetarët, për t’i dhënë jetë listave të hapura. “Pse nuk mund t’ja dorëzoj mandatin Endri Shabanit? Së pari, sepse ai përfaqëson një subjekt tjetër politik. Nuk kam...