Prostitucion nga Amerika Latine në…Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim 13 persona

Prostitucion nga Amerika Latine në…Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim 13 persona

Prokuroria e Elbasanit ka çuar për gjykim 13 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Amerika Latine, pasi rekrutonin gra nga Amerika Latine dhe i shfrytëzonin për prostitucion në Shqipëri. Sipas prokurorisë, mësohet se veprimtaria e tyre ishte e shtrirë në disa qytete të vendit dhe rrjeti operonte duke shfrytëzuar platforma ndërkombëtare online të prezantimit të eskortave. “Hetimet disa mujore në kuadër të procedimit penal nr.1461 të vitit 2024, u zbulua një rrjet prostitucioni ku shtetase të huaja nga Amerika Latine dhe vende të tjera ishin rekrutuar, transportuar dhe vendosur në Shqipëri për të ushtruar veprimtari prostitucioni kundrejt pagesës. Në qendër të këtij rrjeti qëndronin shtetasit e huaj F.G. dhe J.G., të cilët, përmes një skeme të mirëmenduar dhe me ndihmën e...