Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ekspozitë për Pazarin e vjetër të Shkodrës në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”
“Pazari i humbur i Shkodrës:Ringjallja e një kujtese” sjell për herë të parë në Shkodër koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm i Shkodrës, artefaktet e të cilit i gjejmë të ruajtura në arkivën e Muzeut të Etnografisë së Budapestit. E kuruar nga Kim Knoppers ekspozita u hap këto ditë në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër. Në dialog me objekte nga fondi i etnografisë të Institutit të Antropologjisë dhe me imazhet e papublikuara të arkivit Muzeut Marubi, ekspozita rrëfen historinë vizuale të një qendre tregtare që për dekada ndikoi jetën kulturore dhe ekonomike të qytetit, Pazarit të Shkodrës. Për këtë ekspozitë edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka ndarë pamje të saj në rrjete sociale. “Një ekspozitë unike për Pazarin...