Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Falsifikonin datën e skadencës së produkteve dhe i hidhnin në treg, lihen në arrest shtëpie 2 vëllezërit në Vorë
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi administrator dhe magazinier të një ambjeti që u gjetën produkte të skaduara në Vorë. Me kërkesë edhe te prokurorisë dy vëllezërit do të hetohen në masën e sigurisë arrest në shtëpi. Ata kanë ngritur pretendimin në gjykatë se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg por për asgjësim. Kjo procedurë do të ndodhte sapo të ishin krijuar kushtet financiare. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”. Gjatë kontrolleve të një magazine të...