Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Cërrik! Gjendet i pajetë trupi i një 65-vjeçari, dyshohet se u mbyt në një kanal vaditës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtërmen të Cërrikut, ku një 65-vjeçar, me inicialet G.B., dyshohet se është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Top Channel