Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Futën miliona euro nga Zvicra përmes “Hawala”, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve të SPAK
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për dy të arrestuarit në vendin tonë që transferuan nga Zvicra në Shqipëri miliona eurot përmes sistemit “Hawala”. Në seancën e sotme, në burg janë lënë Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj. Ndërkohë që në kuadër të këtij hetimi, në Zvicër është arrestuar edhe Ervis Ferizaj. NJOFTIM PËR MEDIAT 1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.07.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrje në pyetje dhe verifikim i kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit ndaj shtetasve nën hetim Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i...