Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Meta: Gjykatësit nuk janë të paanshëm, janë nën përgjimin e punonjësve anonim të BKH
Ish-Presidenti Ilir Meta vlerëson se asnjë gjykatës në Shqipëri nuk mund të jetë i paanshëm, për shkak se sipas tij janë të survejuar dhe të përgjuar nga punonjës anonimë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Meta mbështet deklaratën e avokatit të Berishës në seancën e sotme në GJKKO që tha se gjykatësit e Gjykatës së Posaçme janë në presionin e SPAK. Lidhur me këtë qëndrim, Ilir Meta ka publikuar një pasazh të kërkesës që avokati i tij Kujtim Cakrani ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la atë në arrest në burg. Postimi i plotë në Facebook i Ilir Metës: Të dashur qytetarë, Lidhur me qëndrimin e sotëm të avokatëve të Prof. Dr. Sali Berisha, të cilin e vlerësoj me...