GJKKO reagon pas deklaratave të Berishës: S’kemi asnjë konflikt institucional

GJKKO reagon pas deklaratave të Berishës: S’kemi asnjë konflikt institucional

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, të bëra jashtë ambienteve të SPAK-ut. Berisha tha për mediat se drejtuesi i institucionit, Altin Dumani, kishte qenë pranë një përplasjeje fizike me një gjyqtare gjatë një operacioni për sekuestrimin e një kompjuteri. Përmes një reagim zyrtari, GJKKO sqaron se nuk ka pasur asnjë incident, përplasje apo tension gjatë këtij procesi në ambientet e SPAK. Reagimi: Në përgjigje të interesit publik/mediatik mbi dosjen “Partizani”, në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina, “Studio Pustina”, “Studio Homeplan” dhe “Shoqëria Kontakt”, si dhe raportimeve të ditës së sotme në disa media lidhur me një konflikt institucional të supozuar, ndërmjet Drejtuesit të Prokurorisë së...