Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta me zjarrin në Dukat, tre zjarrfikës transportohen në spital pas asfiksimit nga tymi
Në luftën me zjarrin në fshatin Dukat, tre efektivë të zjarrfikëses së Vlorës janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës. Të tre zjarrfikësit kanë pasur probleme me frymëmarrjen (asfiksi) për shkak të tymit, ndërsa ishin duke luftuar me flakët në malin e Dukatit. Zjarrfikësit ndodhen në ambientet e spitalit të Vlorës, në gjendje të stabilizuar. Top Channel