Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Bllokimi i anijes me 850 mijë litra naftë/ Marinarët e huaj, prej muajsh në portin e Durrësit: Vdiqëm nga uria
marinarët DURRËS-Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre, pasi Policia konstatoi se anija me të cilën ata udhëtonin, kishte 850 mijë litra karburant kontrabandë. Përveç bllokimit marinarët po përballen edhe me kushte të vështira mbijetese. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, Tonin Gjinaj apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar marinarët, të cilët sipas tij janë liruar nga akuzat për kontrabandë nafte. "Këtu ka disa anije që janë ndaluar dhe prej disa muajsh nuk marrin as paga dhe janë në vështirësi të ndryshme. E kemi ngritur problemin deri në ministri dhe kemi kryer takime me marinarët të cilët na thonë se janë pa ujë, pa ushqim dhe...