Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Vilma s’më mbylli dot gojën”, Vokshi flet pas pafajësisë nga GJKKO: E vërteta nuk mund të heshtet, u përpoqën të më..
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Posaçme në çështjen për shpifje të ngritur ndaj saj nga biznesmenia Vilma Nushi. Vendimi është përshëndetur nga Vokshi përmes një interviste të drejtpërdrejtë në një emision televiziv, ku ajo e cilësoi këtë zhvillim si një “lajm të mirë” për të gjithë ata që kritikojnë dhe kundërshtojnë abuzimet e pushtetit. “Ky është një lajm i mirë, jo vetëm për mua, por për çdo opozitar, deputet dhe qytetar që refuzon të heshtë përballë zullumit që ka shkaktuar kjo qeveri, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë,” deklaroi Vokshi. Ajo theksoi se padia e Vilma Nushit lidhej drejtpërdrejt me rolin e saj si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në shëndetësi, konkretisht për çështjet e “check-up”-it...