Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
GJKKO shpalli të pafajshme Albana Vokshin, zbardhet vendimi: : E mbrojti shëndetësinë, jo shpifjen
GJKKO ka zbardhur vendimin e shpallur sot ku deklaroi të pafajshme deputeten demokrate Albana Vokshi për padinë e ngritur ndaj saj nga sipërmarrësja Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”, për shpifje. Çështja kishte të bënte me deklaratat publike të Vokshit për koncesionet në shëndetësi dhe aferën e “check-up”-it. Në vendimin e datës 21 korrik 2025, gjykata vlerësoi se deklaratat e Vokshit nuk përbëjnë vepër penale dhe vendosi t’i ngarkojë paditësve shpenzimet gjyqësore. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Vendimi: NJOFTIM PËR MEDIAT 1. Viktimat akuzuese Vilma Nushi dhe shoqëria “3P LIFE LOGISTIC”, me administrator shtetasin Altin FANI me datë 16.01.2025 kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me të akuzuar shtetasen Albana Vokshi, eakuzuar...