Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e Ardian Nikulajt! Dëshmon personi që i shiti motorin Edmond Haxhisë: E takova në Velipojë
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj LEZHË-Është mbajtur sot seanca gjyqësore për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si personi që ekzekutoi në Shëngjin, biznesmenin Ardian Nikulaj, si vrasës me pagesë. Në seancën e zhvilluar, dhanë dëshmitë e tyre disa persona të lidhur me hetimin, përfshirë të afërm të Edmond Haxhisë. Në dëshminë e tij, i afërmi i Haxhisë ka deklaruar se e ka takuar atë në Velipojë dhe ka parë një person me ngjyrë, por nuk mundi ta identifikonte nëse ishte Ruben Saraiva. Mes dëshmitarëve ka qenë edhe personi që i shiti motorin Haxhisë. Ai tha se nuk i kujtohen shumë detaje për shkak të kohës së kaluar, por kishte dhënë një deklaratë te noteri ku përshkruante fizikisht blerësit. Nga përshkrimi dyshohet se njëri prej tyre ishte pikërisht...