Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Dumani sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse”/ GJKKO i përgjigjet Berishës: Nuk ka ndodhur!
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike akuzoi sot drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani se ishte përfshirë në një debat të ashpër me një gjykatëse. Nga jashtë godinës së SPAK, ku u paraqit për të respektuar masën e sigurië, Berisha shtoi se gjykatës (të cilën nuk e përmendi me emër), Dumani i ka rrëmbyer edhe kompjuterin për ta terrorizuar. Berisha: Thuhet se, këto ditë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjykatëse që nuk ia ka zbatuar urdhrat, kanë shkuar dhe ia kanë rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar. Po. Pra këtu ka skena, akte, gjëra, ka përçudnime. Por këto që them unë, nuk kanë të bëjnë me gjykatësit si persona, kanë të bëjnë me sistemin, i cili nuk...