“Conference League”, ja përballjet e mundshme të skuadrave shjqiptare në raundin e tretë

“Conference League”, ja përballjet e mundshme të skuadrave shjqiptare në raundin e tretë

Në selinë e UEFA-s, në Nion të Zvicrës, u hodh sot shorti për turin e tretë kualifikues të “Conference League”. Një moment kyç që iu ka ofruar ekipeve shqiptare pasqyrë të qartë për rrugëtimin e mundshëm europian. Egnatia, e eliminuar nga Liga e Kampionëve, tashmë garuese në këtë komopeticion europian, bashkë me Vllazninë dhe Dinamo City kanë zbuluar emrat e kundërshtarëve të mundshëm në rast se kalojnë me sukses pengesat e turit të dytë. Egnatia, që do të përballet me Dinamo Minsk në turin e dytë, do të sfidojë fituesin e çiftit Olimpija Ljubljana-Inter Escaldes, nëse arrin të sigurojë kualifikimin. Vllaznia, që do të matë forcat me Vikingurin në raundin vijues, do të ndeshet në turin e tretë me fituesin e çiftit B36 Tórshavn (Boltfelag)-Brøndby,...