Lukaku synon mbrojtjen e titullit: Motoja jonë është të bëjmë gjithmonë e më mirë

Lukaku synon mbrojtjen e titullit: Motoja jonë është të bëjmë gjithmonë e më mirë

Sulmuesi belg i Napolit, Romelu Lukaku, në një intervistë për “Sky Sport” nga grumbullimi në Dimaro, ka folur për fazën përgatitore dhe merkaton e skuadrës së tij. Këto janë deklaratat e “BigRom”: “Mendoj se po punojmë shumë mirë si skuadër, është një moment i rëndësishëm për ne. Na pret një sezon i gjatë, por jemi këtu me mentalitetin e duhur”. Për Conten: “Trajneri ynë është gjithmonë kërkues, mundohet vazhdimisht të na përmirësojë. Motoja jonë është të bëjmë gjithmonë e më mirë”. Për ardhjen e Lucca: “Po përpiqem ta ndihmoj në aspektin taktik, kemi shumë skema të mirëpërcaktuara. Përndryshe, është një djalë shumë i mirë, ka diçka që mund të na ndihmojë. Mendoj për shembull për mënyrën se si Lucca sulmon portën. Me të kemi një...