Tentuan të transportonin 21 kg eksploziv, Prokuroria e Fierit kërkon 15 vite burgim për secilin prej të arrestuarve

Tentuan të transportonin 21 kg eksploziv, Prokuroria e Fierit kërkon 15 vite burgim për secilin prej të arrestuarve

Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me 15 vite burgim për secilin prej të arrestuarve me 21 kg lëndë eksplozive dy vite më parë. Prokuroria pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkon dënimin me 14 deri në 15 vite burgim për secilin prej tre shtetasve A.M., Ar.M. dhe E.C., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të transportonin 21 kg e 265 gr lëndë eksplozive në qytetin e Fierit dy vite më parë. Shtetasit në fjalë, janë hetuar e gjykuar në kuadër të procedimit penal nr.1070, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 278/7 dhe 236/2 të Kodit Penal. Nga hetimi dhe gjykimi...