Lapaj do mandatin, i shkruan KQZ-së: Dorëheqjet e listës së mbyllur i keni pranuar me heshtje

Lapaj do mandatin, i shkruan KQZ-së: Dorëheqjet e listës së mbyllur i keni pranuar me heshtje

Nisma Shqipëria Bëhet kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një dokument zyrtar ku të konfirmojë njohjen e dorëheqjeve të kandidatëve të listës së mbyllur për Tiranën. Në një letër drejtuar KQZ, partia e drejtuar nga Adriatik Lapaj thotë se për sa kohë komisioni nuk ka kthyer përgjigje kur janë dporëzuar letrat e dorëheqjeve, e ka miratuar këtë vendim. “Në Qarkun Tiranë, ky koalicion ka siguruar 16,520 vota, duke fituar një mandat përfaqësimi. Ju bëjmë me dije se të gjithë kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj 2025, përpara fillimit të procesit të numërimit të votave. Bazuar në Nenin 97, të Kodit të Procedurave Administrative, për sa kohë organi publik, në këtë rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,...