Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Për Xabi Alonso është portieri titullar, Courtois rinovon edhe me një vit kontratën me Real Madrid
21 Korrik 2025 8:39 Telesport Thibaut Courtois dhe Real Madrid po zgjasin kontratën e tyre. Gazeta e njohur spanjolle “Marca” raporton se portieri belg, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor 2026, ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me “los blancos” edhe për një sezon tjetër. Marrëveshja me lojtarin 33-vjeçar është finalizuar dhe më 4 gusht ai do të fillojë sezonin me një kontratë të re me Real Madrid. Nuk ka klauzola për një vit plus të dytë të mundshëm, duke pasur parasysh politikën e klubit për zgjatjen e kontratave çdo vit për lojtarët e moshës 32 vjeç e lart. Prandaj, Courtois do të mbetet lojtar i “merengues” edhe për një total prej dy vitesh, deri në vitin 2027, një pasqyrim i besimit...