Infeksionet e lëkurës në plazh, ja si t’i parandaloni gjatë pushimeve verore

Infeksionet e lëkurës në plazh, ja si t’i parandaloni gjatë pushimeve verore

Plazhi është sinonim i relaksit, diellit dhe ditëve të gjata larg stresit të përditshëm. Por, përveç argëtimit, rëra, uji i detit, dushet publike dhe shtrati i plazhit mund të fshehin edhe rreziqe për shëndetin e lëkurës. Gjatë verës shtohet rreziku për infeksione si mikozat, dermatitet, folikulitet apo impetigoni, veçanërisht nëse nuk respektohen disa masa të thjeshta higjienike. Sipas dermatologes italiane, Laura Colonna, kontakti i zgjatur me rërën dhe sipërfaqet e ndotura mund të favorizojë shfaqjen e problemeve të ndryshme të lëkurës. Fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar nga impetigoni, një infeksion bakterial që shfaqet përmes flluskave të mbushura me qelb, por edhe të rriturit nuk mbeten jashtë rrezikut, sidomos pas trajtimeve estetike të pasigurta ose ekspozimeve të tepërta në diell. Mikozat janë ndër infeksionet më të...