Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Deklaratat e fundit nga Salah konfirmojnë sherrin e tij dhe raportin e ftohtë me Klopp!
Kur jep një intervistë, ai lë gjurmën e tij, ashtu siç bën në fushë. Personi në fjalë është Mohamed Salah, i intervistuar së fundmi nga France Football. Sulmuesi egjiptian, një figurë kyçe në sezonin e fundit të ligës angleze, të fituar nga Liverpooli me 29 gola dhe 18 asiste në 38 paraqitje, dha përgjigje që ndonjëherë ishin të habitshme dhe reflektonin besim absolut në aftësitë e tij: “Kush është lojtari më i mirë afrikan në histori? Unë, por ka shumë. Mund të them edhe George Weah, Didier Drogba dhe Samuel Eto’o.” Lidhur me shokun më të mirë të skuadrës me të cilin ka luajtur, ai tha: “Nuk kam luajtur me të në momentin tim më të mirë, por do të thoja Eden Hazard. Do të...