“Më duhet pajisje antipërgjim”, dosja e SPAK: Biznesmeni Shatku kërkoi takim me ministrin e Katarit për Ilir Metën

“Më duhet pajisje antipërgjim”, dosja e SPAK: Biznesmeni Shatku kërkoi takim me ministrin e Katarit për Ilir Metën

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën orientimin e ish-Presidentit. Biznesmeni Shatku ka hyrë në bisedime me një person i quajtur Ali Soufan, drejtor ekzekutiv i Soufan Group, të cilit i ka kërkuar në emër të Ilir Metës, nëse ai dhe ministri i financave të Katarit janë gati për t’u takuar me Metën, mëson Ora News nga dosjet hetimore të SPAK. Gjithashtu, biznesmeni Shatku i ka kërkuar këtij personi që të sigurojë edhe një pajisje anti-përgjimi për Ilir Metën. Referuar dosjes hetimore, Adrian Shatku, me ndërmjetësim të Ilir Metës, është takuar me ministrat e Energjisë dhe Ekonomisë të Mbretërisë së Marokut në datën 31 Tetor 2014, ditë kur...