Ish-drejtori i Albpetrol Endri Puka skemë korrupsioni 1.4 mln euro me Bankers, Alket Hyseni mori 6 mln €

Ish-drejtori i Albpetrol Endri Puka skemë korrupsioni 1.4 mln euro me Bankers, Alket Hyseni mori 6 mln €

Tashmë Prokuroria e Fierit ka konfirmuar përfshirjen e ish drejtorit të Albpetrolit, Endri Puka në një aferë korruptive dhe pastrimi parash me kompaninë Bankers, e cila përfaqëson zhvatjen më të madhe në historinë e Shqipërisë. Në dosjen e Prokurorisë për ‘gropën’ 5.5 miliardë euro të Bankers, evidentohet se kompania AKSENT L&BC me pronar kryesor dhe administrator Endri Puka ka kryer faturime të dyshuara fiktive për Bankers, duke përfituar 1.4 milionë euro. Në dosjen e Prokurorisë ky episod trajtohet si një rast evazioni fiskal dhe përdorimi të konpanisë së Pukës nga Bankersi për faturime fiktive për të fryrë shpenzimet, duke përfituar edhe rimbursim TVSH. Por, faktet dhe rrethanat tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë të mirëfillt korrupsioni. Endri Puka, si mëkëmbës i ish pashait...