Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 20 korrik 2025…
Do të vijojë i nxehti afrikan në territorin shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herëpashershme përgjatë gjithë vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, duke rrezikuar reshje të izoluara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale ku zonat malore do të shënojnë deri në 11°C, por mbeten kostante maksimumet duke u ngjitur sërish në vlerën 40°C në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga...