A po i përgjigjet Shabanit? Kush zgjedh frikën, largohet nga e drejta

A po i përgjigjet Shabanit? Kush zgjedh frikën, largohet nga e drejta

Adriatik Lapaj ka postuar këtë të shtunë një thënie të një magjistrati italian, me një mesazh të nënkuptuar. Duket se kjo shprehje e postuar nga Lapaj është një qesëndi për bashkëdrejtuesin e koalicionit Nisma ‘Shqipëria Bëhet’,  Endrit Shabani, me të cilin ka zhvilluar hapur një sërë sulmesh lidhur me një mandat të mundshëm. Thënia e zgjedhur nga Lapaj nuk mund të jetë rastësi, teksa ditët e fundit janë bërë akuza e kundërakuza mes palëve. “Dashuria për të vërtetën duhet të jetë më e fortë se frika.”Ai e dinte që do e vrisnin, por sërish e dashuroi të vërtetën më fortë se frika, vazhdoi për të drejtën kundër mafias që në të vërtetë ishte në drejtimin e vendit. Paolo Borsellino, magjistrat i vrarë nga mafia në...