Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qafë Botë përballet me fluks të lartë, propozohet hapja 24 orë e kufirit
Radhë të gjata pritjeje vijojnë të jenë prezente edhe këtë fundjavë në pikën kufitare të Qafëbotës. Pavarësisht rritjes së numrit të sporteleve në anën greke, fluksi i lartë dhe organizimi aktual me hyrje e dalje në të njëjtin krah kanë bërë që situata të mbetet e tensionuar dhe lëvizja e ngadalësuar. Në një intervistë për mediat, prefekti i Qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço, e cilësoi situatën si të pazakontë, duke theksuar se ajo është përkeqësuar që prej arrestimit të gjithë stafit të mëparshëm të doganës greke. “Ndryshimi i përditshëm i punonjësve ka sjellë vonesa serioze në qarkullim dhe rradhë të gjata në të dy anët e kufirit. Na është thënë se kjo është një situatë provizore, por kuptohet që jemi në pikun e sezonit turistik...