Burg për vrasësit e Renis Dobrës, të akuzuarit për mbytjen e të riut me litar mohojnë përshirjen në krim

Burg për vrasësit e Renis Dobrës, të akuzuarit për mbytjen e të riut me litar mohojnë përshirjen në krim

Dy të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin, dhunimin e mbytjen me litar të 23 vjeçarit, Renis Dobra nga fshati Zenisht i Matit do të qëndrojnë në burg pa afat. Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj dolën para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tyre. Prokuroria kërkoi arrest me burg për të dy dhe paraqiti provat paraprake të përfshirjes së tyre në ngjarjen kriminale të ndodhur me datë 8 Korrik. Gjykata arsyetoi se autorët mund të largohen si dhe mund të prishin provat. Nga ana tjetër mësohet se të akuzuarit kanë mohuar para trupit gjykues vrasjen e të riut Dobra. Petrit Çakrri së bashku me tre vëllezërit Fation, Aleksandër e Kristi Bushgjokaj akuzohen se rrëmbyen, dhunuan e më pas hodhën në lumë 23-vjeçarin....