“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

Përmes një video, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje disa përshtypje nga turistët e huaj për qytetin turistik të Durrësit. Konkretisht në një postim në rrjetet sociale, Rama publikon opinionet e disa turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Durrësin, të cilët shprehen shumë të kënaqur nga ky qytet. Turistët vijnë nga vende të ndryshme, ku ka nga ato që vijnë për të disatën herë në vendin tonë, madje kanë sjellë edhe njerëz të tjerë për të vizituar qytetin. “Ne jemi nga Palm Springs në Kaliforni. Historia e këtij qyteti na duket mahnitëse. Durrësi ka relika të mrekullueshme nga e shkuara. Është një qytet shumë interesant për tu vizituar”, shprehet një turist. “Jemi nga Bazilikata. Kemi qenë këtu të paktën 3-4 herë. Karakteristikat si deti,...