Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I shpallur në kërkim disa ditë më parë, gjendet i pajetë 72-vjeçari në Fier
Trupi i një 72-vjeçari, është gjetur i dekompozuar pranë tokave të fshatit Sektor Seman, në Fier. Sipas njoftimit të uniformave blu, paraprakisht nuk janë konstatuar shenja dhune. Sakaq, ai ishte shpallur në kërkim që prej datës 12 korrik 2025. Ka qenë vëllai i të moshuarit, i cili ka kallëzuar pranë Komisariatit të Policisë Fier, largimin nga banesa e 72-vjeçarit. Sakaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes e të moshuarit. “Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim...