Drejtori i Mossad në SHBA, kërkon ndihmë për planin e zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza

Drejtori i Mossad në SHBA, kërkon ndihmë për planin e zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza

Drejtori i Mossad-it izraelit, David Barnea, ka zhvilluar një vizitë të nivelit të lartë në Uashington këtë javë, ku ka kërkuar ndihmën e administratës Trump për të promovuar një plan të ndjeshëm dhe të kontestuar: largimin e një pjese të konsiderueshme të popullsisë palestineze nga Rripi i Gazës, sipas burimeve të kanalit Al Arabiya. Gjatë takimeve me zyrtarë amerikanë, Barnea thuhet se ka diskutuar mundësinë që vende të treta të pranojnë qindra mijëra palestinezë si pjesë e një plani të ri që po shqyrton aktualisht qeveria e Izraelit. Sipas raportimeve, në fokus të këtyre përpjekjeve janë Etiopia, Indonezia dhe Libia, vende me të cilat Izraeli po zhvillon bisedime për këtë çështje. Ky zhvillim vjen në një moment kur Gaza po përjeton një krizë humanitare të...